TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kalon për gjykim çështja e Evis Berberit dhe të pandehurve të tjerë të dyshuar për abuzime me tenderat e ARRSH. Berberi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala. Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar seancën e kaluar kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa pretendoi pavlefshmëri të akteve, fshirje të korrespodencës dhe papërdorshmërinë e të dhënave të marrë nga celularët e tij, të sekuestruar gjatë hetimit.
Përmes avokatëve, ish-zyrtari i lartë Berberi, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, pretendoi se celularët e tij janë sekuestruar vetëm mbi bazën e urdhrit të prokurorit dhe jo me vendim të gjykatës, çka sipas tij përbën shkak për pavlefshmëri të akteve dhe të të dhënave, referuar vendimeve të gjykatës Kushtetuese.
Valter Begaj ish-ortak i Berbetit dhe kompanitë DAAM shpk dhe Net Grup kërkuan kthim të çështjes për hetime të mëtejshme. Begaj dha shpjegime të detajuara para Gjykatës së Posaçme lidhur me pronësinë e kompanisë DAAM të cilën sipas SPAK e kontrollonte në mënyrë të tërthortë Evis Berberi dhe kompania fitonte tendera nga institucionet që ai drejtonte.