AKTUALITET, 14 Maj 2025, 10:35

Aksidenti tragjik/ Makina përplaset me motorin te 'Shkalla e Tujanit', 2 të vdekur. Trupat e të rinjve përfundojnë në lumë

Aksidenti tragjik/ Makina përplaset me motorin te 'Shkalla e

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot te 'Shkalla e Tujanit'. Të paktën dy persona kanë ndërruar jetë pas përplasjes së motorit me një makinë.

Burime për mediat bëjnë me dije se një motor është përplasur me një automjet. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy të rinj, shoferi i motomjetit dhe pasagjeri.

Dy të rinjtë janë me origjinë nga Zall Bastari dhe sipas dëshmitarëve okularë nga përplasja e forte trupat e tyre kanë përfunduar në lumë.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim nga policia, teksa në vijim priten më tepër informacione.