AKTUALITET, 14 Maj 2025, 10:28

Zgjedhjet/ Edhe Viktor Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres t’ju takoj të premten në Tiranë

Zgjedhjet/ Edhe Viktor Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka uruar Edi Ramën për fitoren e PS në zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim në “X”, Orban shkruan se kjo ishte një fitore bindëse, ndërsa shton se pret me padurim të jetë pjesë e samitit në Tiranë më datë 16 maj.

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”, shkruan Orban.