AKTUALITET, 14 Maj 2025, 09:47

SPAK merr të pandehur administratorin e KESH, Erald Elezi, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera

SPAK merr të pandehur administratorin e KESH, Erald Elezi, nën

Administratori i Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK. Elezit i është komunikuar akuza “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, 

Një ditë më parë, SPAK i komunikoi akuzën e shkeljes së barazisë në tendera edhe Gentian Gjylit. 

Hetimi nisën pas materialeve të sekuestruara nga celulari i ish-kreut të ARRSH Evis Berberi.

SPAK nisi edhe hetimin pasuri ndaj 25 të dyshuarve, mes tyre 3 subjekte kompani. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të Eficencës së Energjisë elektrike të subvencionuar nga BE.

SPAK vijon hetimet edhe për një tjetër fraksion me zyrtarë të lartë. Në kohyën e ndodhjes së veprës penale Gjyli dhe Elezi asokohe ish anëtar i KVO vartës të Berberit.