AKTUALITET, 9 Qershor 2020, 14:47

Aksident me vdekje në aksin Korçë-Pogradec

Aksident me vdekje në aksin Korçë-Pogradec

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një person.

Ngjarja ka ndodhur afërsi të fshatit Bulgarec. Nga të dhënat paraprake dyshohet se është përplasur furgoni i postës dhe një automjet tjetër. Ndërkohë, po haset vështirësi për të nxjerrë viktimën nga mjeti.