AKTUALITET, 5 October 2026, 20:12

Aksident i rëndë në segmentin Peqin–Elbasan! Dy drejtuesit e mjeteve të plagosur, një pasagjere ne gjendje kritike

Aksident i rëndë në segmentin Peqin–Elbasan! Dy drejtuesit

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem.

Paraprakisht raportohet për dy drejtuesit e automjeteve  të plagosur , ndërsa një burim nga vendngjarja bën me dije se një pasagjere ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë.  

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe gjendjes së personave të përfshirë.