TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në hulumtimin e realizuar nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, 52 për qind e serbëve të anketuar thonë se Serbia duhet të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë në rast të një konflikti të armatosur derisa 47 për qind thonë se janë të gatshëm t’i bashkohen personalisht një veprimi të tillë.
Në hulumtimin e realizuar del që 70 për qind e të anketuarve besojnë se në pesë vjetët e ardhshme në Ballkan nuk do të ketë më shpërthime të armatosura, shkruan gazeta Ekspres.
Për serbët gjëja më e rëndësishme sa i përket politikës së jashtme është ‘mbajtja’ e Kosovës si pjesë e Serbisë si dhe forcimi i bashkëpunimit me Rusinë.
Ndërkohë dy të tretat e të intervistuarve janë të bindur se paqja e qëndrueshme në mes të serbëve dhe shqiptarëve është e mundur ndërkohë gjysma e të anketuarve thonë se një gjë e tillë është e mundur të arrihet vetën në rastin e një zgjidhjeje paqësore për statusin e Kosovës.
Të pyetur nëse Serbia duhet të njoh pavarësinë e Kosovës, 80 për qind e të anketuarave u përgjigjën negativisht. Sondazhi u krye midis shtatorit dhe tetorit në një mostër prej 1,200 qytetarësh.