AKTUALITET, 23 Nëntor 2020, 18:59

Shifrat të larta në Greqi/ 1388 raste të reja dhe 84 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Shifrat të larta në Greqi/ 1388 raste të reja dhe 84 viktima nga

Greqia e ka nisur edhe këtë javë me shifra të larta nga COVID-19. 84 viktima dhe 1 mijë e 388 raste janë regjistruar së fundmi në shtetin fqinj.

Greqia vijon të jetë në ”karantinë” dhe duket sikur ditët e fundit ka një qëndrueshmëri të rasteve, edhe pse shifrat e kohëve të fundit janë më të larta që ka shënuar ndonjëherë.

Nga ana tjetër nuk dihet ende si do të vijojë afati i ”Lock-Down” në Greqi, pasi një shtyrje nënkupton se grekët i kalojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri të izoluar.