TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme 51 raste të konfirmuara me COVID-19 në Vlorë.
Sipas ABC News, në rastet e raportuara janë të prekur tre mësues në shkolla të ndryshme.
Po ashtu kanë rezultuar pozitiv për koronavirus një psikologe dhe një sanitare në një shkollë 9-vjeçare.
Mësohet se një punonjës i prefekturës është infektuar me COVID-19. Nga rastet e raportuara bëhet me dije se janë infektuar dy edukatore në një kopsht dhe një sekretar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.
Të konfirmuar me COVID-19 janë edhe dy infermiere në qendër shëndetësore dhe një punonjës pranë kujdesit shëndetësor.
Te prekur rezultojnë po ashtu dy punonjës në Policinë e Vlorës.