TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Specialistja e ISHP, Eugena Tomini në një lidhje live për News24 ka sqaruar e shpjeguar disa prej pikëpyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve sa i përket testimeve.
Tomini deklaroi se sa i përket shqetësimit për vonesat e rezultatit të tamponëve deri në 72 orë, ajo thekson se për ISHP prioritare janë rastet e rënda me komplikacione që duan me patjetër trajtim spitalor të dedikuar.
Ajo thekson se për një pacient që mund të jetë i dyshuar me COVID-19, por që ka simptoma të lehta ose nuk ka fare, vonesa e rezultatit nuk ndikon teksa mjafton të ndiqet nga mjeku i familjes si rast.
"Dua të saktësoj një dilemë. Për rastet që janë me komplikacione, duan trajtim spitalor në COVID-1, COVID2 etj , janë prioritare, nuk neglizhohet.
Rastet që janë në pritje të tamponit, me klinike të lehtë, raste ambulatore, monitorohen nga mjeku i familjes.
Nuk e komplikon situatën dhënia e tamponit, sepse monitorohen nga mjeku i familjes. Një rast që pret tamponin 72 orë, raportimi i shkon dhe më pas. Rast që është i dyshuar për COVID-19 i merret tampon, është i dyshuar për COVID-19", tha Tomini.
Specialistja Tomini garanton se tashmë hetimi i ISHP në këtë valë të dytë të COVID-19 është shumë më tepër i zgjeruar dhe i lartë se në valën e parë. Faktorët që kanë ndikuar sipas saj janë masat e lehtësuara këtë dimër në krahasim me pranverën e kaluar si dhe shtimi i kontakteve.