SPORT, 3 November 2021, 15:32

Portugezët si “mallkim”, kuqezinjtë duan pikët. Shihni statistikat e Milan-Porto

Portugezët si “mallkim”, kuqezinjtë duan pikët.

Sfida e katërt e Grupit B që i sheh kuqezinjtë në kuotën zero pikë pas humbjeve me Liverpulin, Atletikon e Madridit dhe Porton. Kjo është hera e parë që kuqezinjtë nuk kanë asnjë pikë pas tri ndeshjesh grupi.

– Janë 10 rastet në të cilat Porto dhe Milani janë përballur me njëri-tjetrin. Bilanci është në favor të kuqezinjve: 4 fitore kundër 3 fitoreve për kundërshtarët, tri barazime.

– Pasi ka humbur vetëm një nga gjashtë ndeshjet e para kundër Portos në garat europiane, Milani ka humbur dy nga katër të fundit. Porto ka humbur vetëm një nga pesë transfertat e fundit në Ligën e Kampioneve.

– Porto ka mbajtur portën e paprekur në katër nga pesë transfertat e fundit në Ligën e Kampioneve, përfshirë dy ndeshjet e fundit larg Oportos.

– Milani gjuajti në portë vetëm katër herë në humbjen 1-0 ndaj Portos në përballjen e tyre të fundit të Ligës së Kampionëve.

– Që kur shënoi katër gola në pesë goditje kundër Sevijas në dhjetor 2020, Olivie Zhiru ka shënuar vetëm një herë në 250 minutat në Ligën e Kampionëve.

– Mehdi Taremi ka marrë pjesë në tre golat e fundit të Portos në Champions.