AKTUALITET, 1 Shtator 2019, 16:48

Zjarr i madh në Krujë, flakët shkrumbojnë katër hektar pisha, dyshohet i qëllimshëm

Zjarr i madh në Krujë, flakët shkrumbojnë katër hektar

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar këtë pasdite në fshatin Zgërdhes të Krujës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej katër hektarësh me pisha, sipas “News24”.

Për shkak të terrenit, ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia po heton për ngjarjen.