AKTUALITET, 17 Janar 2020, 20:12

Zbulohet emri, kush është 49-vjeçari që u dhunua dhe u mor peng në Kamëz

Zbulohet emri, kush është 49-vjeçari që u dhunua dhe u mor

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja horror e ndodhur sot në Kamëz, ku u dhunua dhe u mor peng një person.

Ai është shtetasi Jak Prenga.

Dy persona të maskuar e kanë futur me dhunë në makinën e tyre 49-vjeçarin Prenga dhe janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44, në rrugën “London”, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e personit të marrë peng.