AKTUALITET, 17 Janar 2020, 19:53

Aksion i gjerë në Tiranë e disa qytete, kapet drogë në formë çokollate, në pranga 4 anëtarë të një grupi kriminal

Aksion i gjerë në Tiranë e disa qytete, kapet drogë në

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në Tiranë dhe disa qytete të tjera, për goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Nga super-aksioni policor është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e llojit kanabis sativa, në formë çokollate.

Deri më tani, kanë rënë në pranga katër persona, ndërkohë që vijon operacioni. Grupi kriminal ishte prej muajsh nën hetim.