TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është zbardhur raporti rekomandues, që deputetët e maxhorancës, anëtarë të Këshillit të Mandateve, do t’i paraqesin kuvendit, në lidhje me kërkesën e prokurorisë pr arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.
Në raportin me 23 faqe, thuhet se bazuar në materialet e referuara nga prokuroria, por edhe në shpjegimet e prokurorëve, nuk shikohet e arsyeshme që t’i hapet rrugë arrestimit të Tahirit, sepse nuk faktohet apo provohet në mënyrë të qartë përfshirja e ish ministrit të Brendëshëm, në aktivitet kriminal.
Sipas anëtarëve të maxhorancës në Këshillin e Mandateve, nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e Tahirit në aktivitete kriminale, ndaj nuk mund të autorizohet arrestimi i tij. Gjithashtu, anëtarët e maxhorancës, theksojnë në raport se nuk mund të merren me shqyrtimin e provave dhe fakteve, sepse kjo punë i përket gjykatës dhe nuk duan të ndërhyjnë në cënimin e pushteteve.