AKTUALITET, 19 Nëntor 2020, 14:56

Yuri Kim: Falenderoj KED për zgjedhjen e kandidatëve të kualifikuar

Yuri Kim: Falenderoj KED për zgjedhjen e kandidatëve të

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, iu bëri thirrje edhe njëherë Presidentit, Kuvendit dhe institucioneve të drejtësisë të respektojnë afatin e caktuar deri në fund të vitit për bërjen funksionale Gjykatën Kushtetuese.

Diplomatja amerikane falënderoi dhe KED për përzgjedhjen e kandidatëve të duhur për këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.

“Është pozitive të shohësh progres për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti. Kanë mbetur edhe 6 javë. Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Mirënjohje KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin ndaj popullit të Shqipërisë për drejtësi”, shkruan Yuri Kim.