TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në seancën e sotme plenare në Kuvend po mbahet një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, kërkuar nga një grup deputetësh lidhur me krīminalitetin në vend.
Duke iu referuar tekstit të dërguar nga grupi i deputetëve, ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj u shpreh, se në tekst është përdorur shpesh fjala “galopante”, si për shembull “Shqipëria ka një rritje galopante të krīmit”.
Por, sipas Lleshajt, në fakt në Shqipëri ka ulje galopante të krīmit.
Ministri u shpreh:
“Në fakt, po përdor këtë terminologjinë tuaj, keni bërë supozime dhe hamendësime galopante në drejtim të pavërtetës. Ndonëse e vlerësoj përherë, nevojën për të diskutuar për nivelin e kriminalitetit në vend, po aq i refuzoj teprimet ekstreme të situatës…Do thoja që teprimet janë të dëmshme, për arsye se paraqesin një situatë e cila nuk ekziston.
Shtrembërimi i situatës është i dëmshëm për këdo që e do këtë vend. Mos ta vizatojmë më të zi nga është realiteti. T’i afrohemi të vërtetës. Pretendoni që ka rritje galopante të kr īminalitetit, jo të nderuar, në Shqipëri ka një ulje galopante të krīminalitetit.
Nuk ka rritje, por ulje, për këdo që di shkrim dhe këndim. Dhe kushdo që di shkrim dhe këndim duhet t’u referohet shifrave zyrtare.”
Po t’u referohemi shifrave zyrtare, shtoi Lleshaj, në vitin 2016 kur në pushtet ishte Partia Demokratike, u regjistruan në vend 126 vrā sje. Ndërsa në vitin 2019 u regjistruan 57 vrāsje. Kurse, sipas Lleshajt, këtë vit numri i vr āsjeve është 21.
“Pra kemi tendencë të dukshme në ulje në krahasim me një vit më pare..Konkluzioni juaj për rritje galopante të krīmit, është në mënyrë galopante shtrembërim i realitetit. Ku i keni referencat?” përfundoi Lleshaj.