AKTUALITET, 29 Gusht 2019, 09:45

VIDEO/ Vrau tre të afërmit, mes tyre një fëmijë, tenton t’i ikë policisë duke vrapuar nudo

VIDEO/ Vrau tre të afërmit, mes tyre një fëmijë, tenton

Matthew Bernard është një adoleshent i dyshuar për vrasje të trefishtë në Virginia. Ai është arrestuar pasi tentoi t’i ikë policisë duke vrapuar nudo në rrugë. Bernard u arrestua për tre vrasje të shkallës së parë pasditen e së martës ndërsa 18-vjeçari besohet se ka qëlluar dhe vrarë tre të afërm të tij në një shtëpi në Keeling. Autoritetet gjetën trupin e vdekur të njërës prej viktimave, një gruaje, në rrugën e shtëpisë, ndërsa dy viktimat e tjera, një fëmijë dhe një grua, u gjetën brenda shtëpisë.