LIFESTYLE, 31 Mars 2018, 10:56

VIDEO/Ndaloni gjithçka: Klea dhe Elgiti sapo kënduan një duet bashkë dhe është gjëja më romantike që keni parë

VIDEO/Ndaloni gjithçka: Klea dhe Elgiti sapo kënduan një duet

Ata janë padyshim një prej çifteve më të preferuar të publikut shqiptar dhe të gjithë janë sy e veshë nga profilet e tyre në rrjetet sociale në pritje për të mësuar ndonjë detaj të ri nga lidhja e tyre.

Ndaj Elgit Doda dhe Klea Huta i kanë lënë ndjekësit e tyre pa fjalë së fundmi, pasi ashtu si me shaka, publikuan duetin e tyre të parë.

Në videon e parë të publikuar nga Elgiti, dëgjohet Klea e cila këndon e vetme, ndërkohë që ai shkruan: “E zunë hallet!’

Ndërsa në videon e dytë, dyshja këndon së bashku këngën “E dehun” të Nexhmije Pagarushës në një duet super romantik, ku zërat e tyre kombinohen në mënyrë të mrekullueshme.

“Na zunë hallet bashkë!”-shkruan me humor Elgiti, ndërsa Klea shkruan: “Po qajmë hallet, pooor me piano këtë herë!” Ndiqni videon.

https://www.youtube.com/watch?v=hFo4ei_2tXk