AKTUALITET, 6 Maj 2020, 11:41

VIDEO/ Fieri rifutet në hartën e koronavirusit

VIDEO/ Fieri rifutet në hartën e koronavirusit


Fieri është rikthyer në hartën COVID.

Siç raporton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) , gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar tre raste të reja me koronavirus edhe pse më parë ishin shëruar të gjithë të prekurit duke e kthyer këtë rreth në zonë pa covid.

ISHP njoftoi për 12 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ku Fieri, Kruja dhe Kamza kishin nga tre raste. Dy raste janë konstatuar në Shkodër dhe vetëm një rast në Tiranë.

Statistika

Teste të kryera 9531

Raste pozitive 832

Raste të shëruara 595

Raste Aktive 206

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 98

Krujë 69

Shkodër 16

Kamëz 6

Kurbin 4

Elbasan 3

Fier 3

Mirditë 2

Berat 2

Durrës 1

Korçë 1

Lezhë 1.