AKTUALITET, 6 Maj 2020, 10:23

“Thellësisht i shqetësuar”, Meta reagon pas raportit të Freedom House

“Thellësisht i shqetësuar”, Meta reagon pas raportit


Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar me shqetësim të thellë, pas raportit të fundit të organizatës “Freedom House”, që mes të tjerash e rendiste Shqiperinë në vendet me rënie për nivelin e demokracisë dhe procesit zgjedhor.

“Konkluzioni në raport se: “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet” është një këmbanë e fortë alarmi”, shkruan Meta.

Presidenti bën apel duke thënë se “Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme”.

Reagimi i Metës:

Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e raportit të organizatës “Freedom House”.

Përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.

Konkluzioni në raport se: “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet” është një këmbanë e fortë alarmi.

Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme. ??