LIFESTYLE, 27 Janar 2020, 12:01

“Tre vjet që mbretëresha të do”, seksi me fustan të kuq Beyonce veshur nga Valdrin Sahiti, Elvana Gjata rrëfen historinë


Valdrin Sahiti, një ndër stilistët më të pëlqyer në shqiptari, së fundmi është përzgjedhur nga diva e muzikës, Byonce, për të realizuar fustanin e kuq, që ka ‘tërbuar’ fansat e këngëtares. Një fustan saten, me një të çarë sensuale deri në pjesën intime, dhe një prerje në bust që nxjerr në pah të gjitha format e bëshme të Byonce, është fustani i përzgjedhur, stiluar me mjeshtëri nga stilisti i mirënjohur, Valdrin Sahiti.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Elvana Gjata ka rrëfyer se Byonce e ka kërkuar për tre vite me radhë stilistin, dhe më në fund e ka gjetur, për të bërë bashkëpunimin e parë, që me sa duket do të vijojë dhe me të tjerë. “Ka tre vjet që mbretëresha të do, të kërkon, dhe sot…më në fund Byonce po shkëlqen me ty Valdrin Sahiti,”- shkruan Elvana Gjata në një postim në rrjete sociale. Stilisti me origjinë kosovare, Valdrin Sahiti, ka veshur disa figura të njohura botërore, dhe suksesi i tij shkon përtej kufinjve, duke u bërë i njohur dhe i kërkuar ndërkombëtarisht.