LIFESTYLE, 26 Janar 2020, 13:38

I qeshur krah Bushatit/ Damian Gjiknuri shkon ‘natën vonë’ në Kuvend, zgjedh një kravatë si të Ramës me topa e ngjyra


Në seancën e fundit parlamentare, e cila u zhvillua pak ditë më parë, pasdite, ndryshe nga herët e tjera, ajo që na ra në sy më së shumti ishin veshjet e deputetëve dhe ministrave.

Dhe kur flasim për veshjen, një nga deputetët, i cili kujdeset në çdo detaj për të, është ish-ministri i Energjetikës dhe Transportit, Damian Gjiknuri.

Si gjithmonë, me kostume elegante dhe sidomos këpucë të zgjedhura me shije, këtë herë ka vendosur të tërheqë vëmendjen me kravatën.

Është blu e errët e dizenjo që ka pothuajse çdo ngjyrë, duke na kujtuar shijen e Kryeministrit Rama për kravata me shumë ngjyra.

Panorama