AKTUALITET, 26 April 2019, 23:34

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur


Të shtëna me armë zjarri në Fushë Mëzez. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez në rrugën “Lisi”, gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri në këmbë  jashtë rrezikut për jetën shtetasi J. H., 17 vjeç, si dhe është dëmtuar me sende të forta  shtetasi Z. Q., 24 vjeç. 

Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar është shtetasi I. E., ku po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.