LIFESTYLE, 31 Dhjetor 2020, 20:33

Të gjithë bashkë në një foto, urimi që ka zgjedhur bashkëshortja e kryedemokratit Basha për Vit të Ri

Të gjithë bashkë në një foto, urimi që ka zgjedhur
Një foto familjare për të uruar natën e ndërrimit të viteve. Kreu i opozitës me bashkëshorten Aurela dhe vajzat Dafina dhe Viktoria janë në një atmosferë festive në shtëpinë e tyre. Këtë anë të pazakontë të zotit Basha e ka bërë publike, bashkëshortja Aurela, në një postim në rrjetet sociale. Që kur është rikthyer në instagram, Aurela po tregon shpesh anën e panjohur të Bashës, jashtë zyrës dhe detyrave të opozitës. “Ju urojmë nga zemra gjithë familjeve shqiptare një vit të ri plot shëndet, mbarësi dhe mirësi! Gëzuar 2021!"- shkruan Aurela Basha në postimin e fundit për këtë vit.