LIFESTYLE, 31 Dhjetor 2020, 13:38

Spar Albania dhurata për familjet në nevojë të Qendrës Streha në Tiranë

Spar Albania ka vendosur të bëjë të lumtur në prag të Vitit të Ri komunitetin e Qendrës Streha në Tiranë.

Përfaqësues të kompanisë kanë qenë të pranishëm në mjedisët e kësaj qendre, ku kanë dorëzuar pakot me dhurata për fmiljet në nevojë që trajtohen me ndihmë sociale nga bashkia Tiranë, një pjesë e të cilëve janë edhe rezidentë me kohë të plotë në këtë Qendër.

Spar kontribuon me furnizimin ushqimor gjatë gjithë vitit për qendrën, por përveç kësaj, kësaj here banorëve të qendrës iu janë dhenë edhe pakot tradicionale të festive të fund vitit, në mënyrë që ata ta kalojnë sa më të gëzuar festën e ndërrimit të viteve.

SPAR e ka në fikus përgjegjesinë sociale dhe është edhe partneri kryesori projektit të World Vision Albania “Tungjatjeta…Jetë”, i cili ka në vëmendje fëmijët me aftësi të kufizuara në zonat më të thella të Shqipërisë.

Falë këtij bashkëpunimi, janë mbledhur fonde që kanë siguruar për 72 fëmijë rreth 2048 shërbime dhe seanca të ndryshme terapie, të tilla si logopedi, terapi zhvillimi, psikoterapi, fizioterapi etj. Gjithashtu prindërit e fëmijëve janë informuar dhe trajnuar për të kuptuar më mirë nevojat specifike të fëmijëve dhe si t’i ndihmojnë më mirë të zhvillohen. Deri më tani projekti është shtrirë në zonën e Dibrës, Librazhdit, Prrenjasit dhe Bulqizës.

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe Spar, i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.