AKTUALITET, 24 Janar 2020, 10:05

Përplasi këmbësorin me makinë, arrestohet shoferi në Durrës

Përplasi këmbësorin me makinë, arrestohet shoferi në


Një aksident ka ndodhur në aksin Ura e Gjolës- Ishëm ku një automjet tip ‘Ford’ ka përplasur një këmbësor.

Policia njofton se automjeti i drejtuar nga 45- vjeçari L.V, ka plagosur këmbësorin R.D, 52 vjeç i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

L.V, u arrestua ndërsa po një tjetër ka rënë në prangat e Policisë, A.I, 42 vjeç pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës,

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

L.V., 45 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.

Ky shtetas, më datë 23.01.2020, në segmentin rrugor Ura e Gjolës-Ishëm, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin R. D., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

A.I., 42 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Suzuki” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.