SPORT, 7 Qershor 2024, 17:49

Zvicra publikon listën zyrtare për në “Euro 2024”, një shqiptar largohet nga grumbullimi

Zvicra publikon listën zyrtare për në “Euro 2024”,

Euro 2024 fillon në Mynih, kur Gjermania pritëse do të përballet me Skocinë. Kombëtarja e Zvicrës do të nisë turneun një ditë më vonë me ndeshjen kundër Hungarisë. Trajneri i helvetëve, Murat Yakin (49 vjeç) duhej të bënte prerjen përfundimtare për skuadrën e Kampionatit Evropian, këtë të premten. Andi Zeqiri është i fundit që largohet nga kampi zviceran. Sulmuesi 24-vjeçar nga klubi belg KRC Genk do të jetë në gatishmëri nëse një lojtar ofensivë do të dëmtohet.

Murat Yakin deklaroi për këtë vendimin: “Andi na e bëri të vështirë vendimin. Së fundmi, ai ka performuar shumë mirë. Ditët stërvitore treguan se konkurrenca është shumë e fortë edhe në fazën sulmuese, për këtë arsye iu dha përparësi lojtarëve të tjerë”.

Më largimin e Zeqirit, në skuadrën e Zvicrës mbeten vetëm tre shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari (lojtar i Lucernës). Kombëtarja tashmë do të udhëtojë drejt Gjermanisë me tre portierë, shtatë mbrojtës dhe 16 lojtarë të mesfushës dhe sulmit.