SPORT, 17 Dhjetor 2021, 14:12

“Nuk ka alarm te Juventusi”, Allegri tregon situatën: Të rikuperojmë, pastaj do të futemi në merkato

“Nuk ka alarm te Juventusi”, Allegri tregon situatën: Të

Mes dëmtimit dhe hipotezave për rikthimin e Dybala apo emrat që po përmenden për merkaton e janarit, trajneri Allegri duhet të mendojë se si do të luajë ndaj Bolognas në transfertë të shtunën.

Pas hapit të gabuar në Venezia, distanca me vendin e katërt është tetë pikë dhe duke parë përplasjet direkte të rivalëve, bardhezinjtë kanë shansin të rikuperojnë pozicione.

Në konferencën për shtyp trajneri i Juves nuk është parë nën presion, ai përmendi faktin se çdo ndeshje është e rëndësishme.

“Dybala nuk do të jetë në dispozicion, Chiesa po bën shumë mirë ashtu si edhe Danilo.

Chiellini vështirë se do të luajë, të tjerët janë gati. Tani është koha për t’u rritur të gjithë së bashku dhe për t’u përmirësuar: nuk ka asnjë ultimatum, nuk ka alarm. Të rikuperojmë sa më shumë pikë, për të parë pastaj në janar në merkato ku duhet të ndërhyjmë.

Na vjen keq që kemi më pak pikë se sa mund të kishim. Nuk mund të linim pikë me Veronën, Udinesen, Sasuolo, Empolin dhe Venezian, tani nuk është koha të qahemi, por të fitojmë në Bologna dhe të shohim para” – u shpreh ndër të tjera Massimilliano Allegri.

Juventus do të luajë me Bologna-n të shtunën në orën 18:00, për ta mbyllur vitin pastaj në shtëpi në ndeshjen kundër Cagliarit të martën e ardhshme.