SPORT, 15 Dhjetor 2021, 23:25

Armando Broja, lideri i ri i Premier Ligës, vetëm talenti i Mançester Junaitid rivalizon me shqiptarin

Armando Broja, lideri i ri i Premier Ligës, vetëm talenti i

Armando Broja nuk ka të ndalur këtë sezon. Sulmuesi po mahnit të gjithë me paraqitjet e tij saqë e shikon veten mes talenteve më premtues të futbollit evropian. Me golin ndaj Kristal Palas, Broja arrin një rekord të veçantë.

Faqja e specializuar për “Opta” ka nxjerrë një statistikë mjaft të veçantë për Brojën. Sulmuesi kuqezi ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje si titullar këtë sezon në Premier Ligë. Asnjë lojtar nën moshën 20 vjeç nuk ka shënuar kaq shumë. Vetëm talenti i Mançester Junaitid, Mason Greenwood, ka shënuar sa ai (4).

Një tjetër provë e talentit të tij është se Armando ka shënuar më shumë gola se Lukaku, Verner dhe Havertz këtë sezon.