TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Belgjika mposhti Luksemburgun me rezultatin 3-0 në testin e fundit miqësor përpara Europianit. Interesant është fakti se kombëtarja belge nuk njeh humbje që nga Botërori i vitit 2022.
Më konkretisht më 27 nëntor të vitit 2022 kur u mposhtën nga Maroku me rezultatin 0-2. Që asokohe Belgjika nuk ka pësuar më disfata, ndërkohë që protagonist absolut në duelin e sotëm ndaj Luksemburgut, ishte Romelu Lukaku që shënoi dopietë në minutat 42 dhe 57.
Golin e tretë e shënoi mesfushori i Arsenalit, Trosard në minutën e 81-të, duke vulosur kështu triumfin. Duelin e parë në Euro 2024, kombëtarja e Belgjikës do e luajë më datën 17 qershor ndaj Sllovakisë.