TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Itali ende mburren me Fabio Kanavaron si mbrojtësi e fundit që fitoi “Topin e Artë”, kur mori trofeun në vitin 2006 pas fitores së Botërorit. Por për Antonio Kasanon, ky është një skandal më i madh se ai që pa Lionel Mesin të fitonte trofeun para Robert Levandovskit.
Duke folur në rubrikën e zakonshme në Tëitch, në “BoboTV”, Kasano nuk ka kursyer deklaratat polemizuese rreth atij të cilin dikur e kishte shok skuadre në radhët e Italisë.
“E kemi thënë shpesh këtu dhe e ka thënë edhe Mesi në sallë para mijëra personave duke përsëritur se Levandovskit i duhet dhënë “Topi i Artë” i vitit 2020. Përtej kësaj, kam lexuar e dëgjuar se si dhënia e “Topit të Artë” për Mesin ishte një skandal.
Por unë them se skandalet janë të tjera. Si për shembull që ia kanë dhënë Samer e Kanavaros, por jo Maldinit. Samer dhe Kanavaro kanë bërë një muaj mirë dhe e kanë fituar…Por të dy bashkë, nuk bëjnë as gjysmën e të gjithë gjërave që ka bërë Maldini”, tha Kasano. Një deklaratë e cila pritet të shkaktojë furtunën e zakonshme që është mësuar të krijojë ish-futbollisti barez me fjalët e tij.