Gentian Zenelaj humbi ditën e djeshme babain e tij për shkak të Covid-19. Lajmin e trishtë e bëri me dije vetë aktori përmes një reagimi në rrjete sociale, ku shkruante se Rexhep Zenelaj nuk mundi të mbijetonte pas betejës së gjatë me virusin.
Ndërkohë, ditën e sotme aktori ka publikuar një fotografi krah të atit dhe djalit të tij, ndërsa ka shkruar dhe disa fjalë prekëse.
“Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo. Ata rrojnë brenda qelizave tona. Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë. Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot. Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me tyme gjyshin e butë e shokun e lojrave. E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo. Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë. Keshilluesi më i duruar. Te dua shumë Babo.”, ka shkruar aktori.