TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot, Samsung njoftoi lancimin e të shtrenjtit dhe problematikut “Galaxy Fold”, i cili do të jetë celulari i parë portativ në tregun botëror.
“Galaxy Fold” (“Galaxy Dosja”) hapet dhe mbyllet si një libër dhe pritet të dalë në shitje nesër (të premten), në Korenë e Jugut. Ndonëse nuk është specifikuar se kur me saktësi, celulari pritet të përfshihet edhe në tregjet e Francës, Gjermanisë, Singaporit dhe Shteteve të Bashkuara.
Celulari i palosshëm, i cili do të kushtojë 1,980 dollarë ishte menduar të hidhej në treg që në prill të këtij viti. Por data u ndryshua pasi u vu re se pajisja prishej shumë shpejt.
