AKTUALITET, 1 Prill 2018, 16:10

Shpërthimi i minës i preu dorë, burrit i hiqet pensioni i invaliditetit

Shpërthimi i minës i preu dorë, burrit i hiqet pensioni i

Ky është Pëllumb Kamberi nga fshati Tërnovë e Vogël, në Bashkinë e Bulqizës. Një fatkeqësi e ndodhur vite më parë, beri që 60-vjecari të mos jetë më i aftë për të punuar, pasi nga shpërthimi i një mine humbi dorën e majte dhe gishtat e dorës tjetër iu dëmtuan rëndë.

Për dy vite Pëllumbi përfitoi pension invaliditeti, por prej pak kohesh kjo ndihmë i është ndërprerë, me pretendimin se pensioni merret vetëm në rastet kur mungojnë të dyja duart.

60-vjecari i pashpresë bën apel për ndihme, pasi edhe dorën e djathtë nuk mund ta përdorë, sepse gishtat i ka te dëmtuar.

Pëllumbi thotë se dosja e tij qëndron në zyrat e Sigurimeve Shoqërore në Peshkopi pasi ai nuk ka mundësi ekonomike për ta ndjekur në rrugë të tjera problemin e tij.

Paratë e pensionit te invaliditetit ishin të vetmet të ardhura për familjen Kamberi, të cilet përveç një cope tokë, nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të siguruar jetesën./GSH/