AKTUALITET, 7 October 2026, 11:11

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Roskovec, lëndohet pronarja e shtëpisë, niset drejt Traumës

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Roskovec,

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në Roskovec, duke plagosur të zonjën e shtëpisë, Naile Sopikun.

Sipas të dhënave, gruaja ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Ajo është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pritet të transportohet drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të shpërthimit.