AKTUALITET, 23 Tetor 2020, 14:01

Sanchez: Spanja i ka tejkaluar tre milion të infektuar me koronavirus

Sanchez: Spanja i ka tejkaluar tre milion të infektuar me koronavirus


Numri real i rasteve me koronavirus në Spanjë e tejkalon tre milionin.

Kështu është shprehur kryeministri i vendit Pedro Sanchez në një konferencë shtypi këtë të premte.

Sanchez citon gjetjet e një studimi kombëtar me bazë antitrupat në popullatë.

Sipas të dhënave aktuale, zyrtarisht, Spanja rezulton të ketë 1,090,521 të infektuar dhe 34,521 vdekje nga Covid-19.

Ndërkohë, rajonet spanjolle të Castilla dhe Leon e Valencia kërkuan të premten që qeveria të vendoste ndalimin e orëve policore gjatë natës pasi autoritetet dështuan të merrnin një vendim mbi kufizimet në mbarë vendin një ditë më parë.