AKTUALITET, 23 Tetor 2020, 13:42

Infektohet me koronavirus edukatorja dhe mësuesja e shkollës 9-vjeçarje në Peqin

Infektohet me koronavirus edukatorja dhe mësuesja e shkollës


Një sanitare në kopshtin që u mbyll dje në Peqin ka rezultuar pozitive për koronavirusin.

Ky kopsht u mbyll pikërisht prej Covid-19. Po ashtu, mësohet se pozitive ka rezultuar edhe një mësuese në shkollën 9-vjeçare Demir Godelli, raporton Abc News.

Tashmë pritet t’i merren tamponët edukatoreve të kopshtit, të cilat janë vetëkarantinuar pasi kanë shfaqur edhe simptoma.