TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një oficer policie në SHBA u qëllua për vdēkje në parkingun e një dyqani.
Oficeri i Toledos, Anthony Dia u qëllua në gjoks dhe për pasojë nuk ka mundur ti mbijetojë plāgëve të marra dhe ka humbur jetën në spital, deklaroi shefi i policisë George Kral në një konferencë për shtyp.
Sipas dëshmitarëve oficeri i policisë është qëlluar nga një i dehur, shkruajnë mediat e huaja.
“Unë kurrë nuk do ta harroj momentin e largimit të oficerit Dia nga spitali me barelë, trupi i të cilit ishte mbështjellë me një flamur amerikan, i rrethuar nga rreth 30 oficerë të policisë së Toledos”, tha kryetari i bashkisë Wade Kapszukiewicz.