AKTUALITET, 18 Qershor 2020, 22:27

Disa ditë me zero infektime/ Rikthehet koronavirusi në Puglia, një prej të prekurave ishte shqiptare, shkoi në Itali me traget

Disa ditë me zero infektime/ Rikthehet koronavirusi në Puglia,

Pas dy ditësh pa infektime, raste të reja me koronavirus janë shënuar në zonën e Puglias. Guvernatori i qytetit, Michele Emiliano, pasi kreu një inspektim në Poliklinikën e Barit, tha detaje lidhur me të infektuarit e rinj.

Sipas tij, një prej tyre ishte nga Bullgaria, ndërsa tjetri kishte ardhur me traget nga Shqipëria për në Itali. Rastet e reja kanë bërë që autoritetet të rikthejnë kontrollet e rrepta në portin e Puglias.

“Ne nuk mund të lejojmë që të mbyllemi sërish por duhet të veprojmë shpejtë. Për këtë arsye, do të kemi një vend ku do të mund që të kryen 10 mijë tampona për të përballuar çdo lloj rasti,” u shpreh ai.

Italia ka qënë një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia e koronavirusit. Deri më sot, numri i të prekurve ka shkuar në 238 mijë persona, nga të cilët 4514 kanë ndërruar jetë.

Borderline24.com