LIFESTYLE, 4 Prill 2021, 08:54

Prindër për herë të dytë? Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku flasin për herë të parë

Prindër për herë të dytë? Xhensila Myrtezaj dhe Bes


Këtë të shtunë, emisioni “Soiree” me Jonida Shehun në ABC ishte e gjitha dedikuar aktorit Bes Kallaku ku ishin mbledhur bashkëpuntorët e tij më të mirë, si dhe njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.

Sigurisht që në këtë mbrëmje nuk mungoi edhe personi i tij i zemrës Xhensila Myrtezaj, e cila erdhi surprizë në fund të emisionit duke i emocionuar të gjithë.

Ajo i dedikoi këngën “Çelsi i zemrës” duke ia kënduar live në emision teksa e përqafonte.

Çifti është pyetur nga moderatorja Jonida Shehu nëse ata kanë në plan për një fëmijë të dytë.

Jonida Shehu: “Ju ka kërkuar Ajka një motër ose një vëlla?”

Xhensila Myrtezaj: Ajka do një vëlla. Çudtërisht nuk e di pse i ka lindur kjo dëshirë. Madje këto kohët e fundit na thërret “vëllai-vëllai” dhe nuk e kuptojmë. Më thotë “mami të lutem, unë jam sister, ti je vëllai”

Jonida Shehu: A keni plane për një tjetër?

Xhensila Myrtezaj: Planet janë të Zotit zakonisht.

Bes Kallaku: Sado që jam munduar të programoj diçka, asgjë nuk ka shkuar sipas planit.

Xhensila Myrtezaj: Gjithmonë plani për ne të dy ka qenë më i mirë seç e kishim menduar.