TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Multitasking është bërë diçka e zakonshme për nënat në këtë përudhë pandemie.
Përveç profesionit, vajzave në karrierë duket se iu është shtuar përgjegjësia duke u kujdesur edhe për familjen dhe fëmijët.
Por sa e realizueshme është kjo?!
Një gjë të tillë na e tregon fare mirë moderatorja e A2 Business dhe njëkohësisht Producente Ekzekutive e Biznesit në A2 CNN Aurora Sulçe.
Gazetarja e ekonomisë, Aurora Sulçe, është përballur me një moment mjaft emocionues gjatë një interviste live për A2, median ku ajo punon.
Teksa po fliste për “Shëndetësinë falas”, sa është realizuar ky premtim nga të djathtët e të majtët, si dhe çfarë tregojnë në të vërtetë shifrat, gazetares së ekonomisë i ka ndodhur e papritura, duke u shoqëruar gjatë gjithë intervistës nga zëri i djalit të saj.
Duket se i vogli nuk ka hezituar “të sfidojë” të ëmën në debat, dhe të japë “opinionin” e tij për një temë kaq specifike duke ndjekur nga mbrapa zërin kumbues të Aurorës.
Në video shihet gazetarja e cila nxiton në raportimin e saj për të përmbyllur sa më shpejt lidhjen “live” para se situata të dalë nga kontrolli prej ndonjë britme.
Duket se i vogli i Aurorës, së shpejti do të ecë në hapat e së ëmës.