AKTUALITET, 2 Gusht 2020, 14:08

PD reagon pas lajmit se një ish-veteran i UÇK-së u ndalua në Shqipëri në bazë të fletë-arrestit serb: Turp kombëtar!

PD reagon pas lajmit se një ish-veteran i UÇK-së u ndalua


Partia Demokratike e konsideron turp kombëtar lajmin se policia shqiptare ka ndaluar ish-pjesëtarin e UÇK-së në bazë të një urdhër-arresti serb të lëshuar nga Interpoli,

Kreshnik Çollaku, anëtar i kryesisë së PD-së, thotë se sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish luftëtar i UÇK.

Reagimi i plotë:

Kur Tirana sillet si shërbëtore e Beogradit.

———-

Sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish luftëtar i UÇK.

Ndalimi i tij nga policia shqiptare është bërë për shkak të një kërkese të Serbisë përmes Interpolit.

Lista e ish ushtarëve të UÇK e shpërndarë nga Serbia përmes interpolit është e gjatë.

Shoqatat e luftëtarëve të UÇK në këto orë po njoftojnë e po kontaktojnë anëtarët e tyre e po kërkojnë të shmangin udhëtimet në Shqipëri për shkak se rrezikojnë të ndalohen sipas kërkesës së Serbisë.

Ky është një tjetër skandal në nivelin e një turpi kombëtar.

Arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim.

Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për luftên e luftëtaret e UÇK e për Kosovën.

Ky akt dëshmon në formën më të plotë kapitullimin e plotë të Tiranës Zyrtare karshi Beogradit.

Tirana Zyrtare po kthehet një shërbêtore e rêndomtë e Beogradit.

Tirana Zyrtare kërkon minishengen ballkanik kur i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare mbështet ndarjen e Kosovës pse i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare arreston luftëtarët e UÇK pse këtë e kërkon Beogradi.

Tirana zyrtare dhe Edi Rama pas kaq shumë shêrbimesh ndaj Beogradit kanë detyrim të tregojnë publikisht cfarë motivesh apo përfitimesh e shtynë drejt kësaj sjellje servile dhe antikombëtare.