AKTUALITET, 2 Gusht 2020, 13:50

Koronavirusi në Kosovë, Thaçi: Më kanë pikëlluar shumë vdēkjet e qytetarëve

Koronavirusi në Kosovë, Thaçi: Më kanë pikëlluar


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vdēkjeve të shumta në Kosovë si pasojë e COVID-19.

Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se është i trishtuar pas marrjes së lajmit për ndarjen nga jeta të vëllait të kryetarit të Rahovecit.

“Më kanë pikëlluar shumë vdēkjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.

I trishtë ishte lajmi edhe për vdēkjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit.

Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë. HTH”, ka shkruar Thaçi.