TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reagon për herë të parë kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla pasi Prokuroria e Posaçme e mori në hetim me akuzën për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Alla sqaron se ka qenë në dijeni për ekzistencën e një video-montazhi thotë ai, që prej një viti.
“Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë”.
“Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës”, thotë Alla.
Dje u publikua nga gazetari Artan Hoxha një video ku pretendohet se Alla është në një lokal duke konsumuar kokainë.
POSTIMI I PLOTË
Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.
Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë.
Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia.
Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës.
