AKTUALITET, 23 Janar 2020, 11:05

Mbrojtësi i Luftëtarit hap gjyq ndaj klubit, Kukësi gati ta “rrëmbejë”

Mbrojtësi i Luftëtarit hap gjyq ndaj klubit, Kukësi gati ta


Nuk kanë fund gjyqet për Luftëtarin. I radhës që kërkon pagat dhe letrat nga klubi është Aurel Demo, i cili, në fakt, u projektua si kapiten pas largimit të Rapos.

“Panorama Sport” mëson se mbrojtësi ka njoftuar klubin dhe tashmë pritet se çfarë vendimi do të japë Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve.

23-vjeçari që mund të luajë në disa pozicione është joshur nga një ofertë e Kukësit.

Gjithashtu, për të mësohet se interesohet edhe Bylisi.