TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duke marrë shkas nga rritja e numrit të të prekurve me koronavirus, infektologët kanë paralajmëruar se situata do të bëhet e pamenaxhueshme. Në Kosovë dy ditët e fundit janë regjistruar shifra rekorde, pasi vetëm dje u konfirmuan 141 raste. Numër i madh i të infektuarve u konfirmua edhe të hënën, më gjithsej 129 të prekur nga Covid-19.
Sipas Isme Humollit, ekziston rreziku i rritjes edhe më të madhe të numrit të të infektuarve, në rast se qytetarët vazhdojnë edhe më tutje të mos përfillin rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
Ndërkohë, infektologët në Klinikën Infektive thonë që nëse vazhdon të rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi, Kosova nuk ka kapacitet ta menaxhojë situatën. Në Klinikën Infektive gjatë së mërkurës kanë marrë trajtim mjekësor 59 persona të infektuar me Covid-19, prej tyre 3 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.