LIFESTYLE, 7 Janar 2021, 20:08

“Nuk dua t’i kthehem më asaj gjëje”/ Poni pendohet për ndërhyrjet estetike në fytyrë: Tani u ktheva siç më ka bërë mami


Poni është një ndër këngëtaret më të pelqyera në tregun muzikor, ndonse kohët e fundit ka munguar me projekte të reja. Së fundmi Poni ka postuar në Instastrory një foto të saj ku ka rënë në sy ndryshimi në fytyrë.

Këngëtarja është rikthyer pamjes natyrale, më saktë vetullave, të cilat më herët i ka pasur me tattoo dhe këtë ndryshim e ka ndarë me ndjeksit në rrjete sociale ku shprehet se nuk do t’i kthehet më ndërhyrjeve të ngjashme.

Kthyem dhe vetullat në format që na i kishte bërë nëna, sebepi i pushimit të gjatë. Nuk dua t’i kthehem më asaj gjëje që nuk ishte e imja.”- shkruan Poni krahas fotos