TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha është kthyer pas në kohë. Aurela Basha ka postuar në “Instagram” një foto të 20 viteve më parë, ku shfaqet në krah të Lulzim Bashës, ndërsa nuk kishin lidhur ende kurorë.
“Janar 2001 në Holandë: para se të ktheheshim në Shqipëri. 20 vjet më parë”, shkruan ajo në postim.
Sjellim në vëmendje që Lulzim Basha dhe gruaja e tij Aurela janë njohur në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, dhe u martuan më 8 maj të vitit 2004.
Siç ka rrëfyer vetë Basha, ndjenja për njëri-tjetrin ka lindur pas përfundimit të shkollës. Ata kanë qëndruar bashkë gjatë gjithë kohës, si në Holandë, gjatë studimeve, ashtu dhe në Kosovë, kur Basha punonte për administratën ndërkombëtare.
