TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Enver Doçi ka treguar momentet e dhunimit nga policia në Peshkopi. Në një lidhje telefonike për “Neës 24”, Doçi ka rrëfyer se po shkonte në spital pas dhunimit, i shoqëruar nga disa kolegë të tij.
Gazetari ka shpjeguar se po filmonte në momentin që është dhunuar dhe se njëri nga efektivët e ka goditur me tytën e automatikut dhe më pas i ka marrë telefonin. Doçi ka kërkuar që telefoni t’i kthehej por në këtë moment efektivi i RENEAS i ka gjuajtur me shkelm aparatit dhe gazetarin e ka goditur dhe me karikator.
“Policia më goditi, më hodhi telefonin në tokë dhe më pas i ra në shkelm. Ndërkohë, njëri prej tyre më goditi me tytën e armës. Ishin të RENEA. Tani unë po shkoj në spital, po më shoqërojnë disa kolegë.
Iu kërkova telefonin, duke iu thënë se jam gazetar, por ata më këputën kartën e gazetarit dhe më morën celularin. Njëri më ra me tytën e automatikut, tjetri me karikator,”– tregon gazetari Enver Doçi.